Google ADS

LSDM dhe Xhaferi: Ivanovi ta respektojë Nenin 75 të Kushtetutës së Maqedonisë

11:39 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Kryekuvendari Talat Xhaferi thotë se Kryetari Gjorge Ivanov është i obliguar që ta nënshkruaj Dekretin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që u votua mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai nuk komenton asgjë tjetër, por thotë se Neni 75 i Kushtetutës është i qartë, dhe se pas votimit të përsëritur, kryetari është i obliguar që ta nënshkruaj Dekretin, ose e shkel Kushtetutën.

Edhe LSDM-ja reagon ndaj kësaj çështje, duke thënë se Ivanovi nuk është mbi Kushtetutën, dhe se duhet që ta dënojë dhunën në Kuvend. Ata kërkojnë që Ivanovi ta respektojë Nenin 75 të Kushtetutës.

Sipas tyre, me kundërshtimin e tij, Ivanovi vepron si mbetje e regjimit të mundur./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme