Madridi rivalizon Barçën për mbrojtësin David Alaba

11:13 | 15 Mars 2018
Arbresh Info

Real Madridi është i gatshëm për të shtruar një ofertë 80 milionëshe për mbrojtësin David Alaba.

Kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës është i gatshëm për të ofruar një shumë madhështore prej 80 milionë funta për mbrojtësin e krahut të majtë të Bayern Munichut, transmeton portali arbresh.info.

Si një lojtar i zhdërvjelltë që është në gjendje për të operuar si një mbrojtje ashtu edhe në mesfushë, mosha e re prej 25 vjeçare e David Alaba e bënë që të duket si një investim për të ardhmen.

Megjithatë, Real Madridi është gjithashtu duke u përballur me një garë mjaftë të fuqishme nga Barcelona.

Gjiganti katalunas ka shfaqur po ashtu interesim për të nënshkruar me reprezentuesin austriak./arbresh.info/

Të ngjashme