Lionel Messi ka zbuluar se ishte i kënaqur me fjalët lavdëruese të Antonio Contes pasi golat nga sulmuesi i Barcelonës eliminuan Chelsean nga Liga e Kampionëve.
Reprezentuesi argjentinas realizoi dy herë dhe krijoi një asistim te Ousmane Dembele në fitoren 3 me 0 të Barcelonës në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info. Conte iu afrua Messit në fishkëllimën e fundit dhe lavdëroi 30-vjeçarin që shënoi golin e 100-të të tij në Ligë të Kampionëve.
Messi reagoi më pas në konferencë për shtyp duke thënë:
“Nuk e kam dëgjuar atë, por ata më treguan se çfarë ka thënë dhe unë e falënderoj atë për fjalët e tij”, ka thënë fillimisht superylli i gjigantit katalunas.
“Jam i lumtur se si përfundoi nata dhe që kemi arritur në çerekfinale, gjë të cilën ne e donim”
“Jam i lumtur gjithashtu që kam arritur numrin e 100 golave në këtë kompeticon kaq të bukur, por gjëja më e rëndësishme ishte për të vazhduar tutje nga një ndeshje e vështirë kundër një skuadre me shumë lojtarë të mirë”
“Ne arritëm të shënojmë shpejtë dhe kjo ishte e rëndësishme. Jam i lumtur se si ndodhi gjithçka. Kjo ishte një ndeshje e vështirë dhe ne ishim të fortë si një skuadër. Kur ne shënuam golin e tretë atëherë takimi ishte pothuajse i yni”
Barcelona mposhti me rezultat të përgjithshëm 4 me 1 kampionin në fuqi të Premierë Ligës./arbresh.info/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...