Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratën e saj për kryeministrin Edi Rama.
Pak kohë më parë, në protestën e fundit për 2017, Monika Kryemadhi qëlloi drejt Ramës 9 herë, me shishe ujë, letra madje me çizmet e saj.
Gjuajtja drejt Ramës me çizme u komentua dhe kritikua gjatë në media, por a do t’a bënte sërish Monika këtë veprim?
E ftuar mbrëmjen në emisionin “Repolitix”, Kryemadhi u shpreh se nuk pendohet dhe se do e bënte përsëri.
“Unë ja rras prapë me çizme Ramës sepse nuk e lë të shkatërrojë të ardhmen e djalit të tij dhe të fëmijëve të tjerë.
E them këtë sepse jam e sigurt që vetë Rama e di se ka probleme. Ai duhet të largohet nga qeveria”, -ka shtuar Kryemadhi. /albeu.com
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...