Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar mesfushorin Henrikh Mkhitaryan për atë se sa shpejtë ka arritur të vendoset në klub.
29-vjeçari arriti në Emirates në muajin janar si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me sulmuesin Alexis Sanchez që iu bashkua Manchester United, transmeton portali arbresh.info. Armeni ka shënuar dy herë dhe ka krijuar pesë asistime brenda nëntë ndeshjeve në të gjitha kompeticionet te Arsenali.
Para ndeshjes së skuadrës së tij në Evropa Ligë në kuadër të xhiros së 1/8-së kundër Milanit, Wenger lavdëroi Mkhitaryanin për paraqitjet e tij në klub deri tani.
“Ai është integruar shumë shpejtë. Mendoj se mënyra se si ne dëshirojmë të luajmë futboll i përshtatet atij në formë natyrale”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Ai është pranuar mirë, ka shfaqur një nivel të mirë adaptimi dhe sigurisht lojtarët e kalibrit të tij kanë kualitetin që të ndihmojnë”
“Por, sigurisht, fakti që ata kanë qenë jashtë më parë, ata e dinë se si të sillen”
Arsenali është në pozitë të mirë për të kaluar në çerekfinale pas fitores 2 me 0 të siguruar në takimin e parë të zhvilluar në San Siro./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?