Antonio Conte ka zbuluar se personalisht ka lavdëruar superyllin Lionel Messi për performancën e tij në ndeshjen që Barcelona eliminoi Chelsean nga Liga e Kampionëve.
Argjentinasi shënoi dy gola në Camp Nou dhe asistoi në golin nga Ousmane Dembele duke i mundësuar talentit të ri të realizojë golin e tij të parë te Barcelona që me lehtësi siguroi një pozitë në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.
Pas fishkëllimës së fundit, Conte i është afruar Messit në dy raste dhe ka ndarë disa fjalë me sulmuesin e Barcelonës.
Conte përqafoi gjithashtu 30 vjeçarin derisa ata po largoheshin nga fusha. I pyetur se çfarë i tha Messit, Conte në konferencën për shtyp tha:
“Kur ju keni mundësi për të bërë një kompliment ndaj Messit, është në rregull për të përshëndetur një top super, super, super lojtar”
“Jemi duke folur për një lojtar që shënon çdo sezon nga 60 gola, jo vetëm në një sezon”
“Jam i kënaqur që kisha mundësinë që në fund të ndeshjes t’i jap komplimentin tim. Ne jemi duke folur për një lojtar të jashtëzakonshëm, lojtarin më të mirë në botë”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...