Hoti: Në prill pritet të stabilizohet furnizimi me barna

08:56 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Në muajin prill pritet të stabilizohet situata e furnizimit me barna në institucionet shëndetësore.

Kështu tha në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini, drejtori i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.

Sipas tij, ka mungesa të barnave, mirëpo siç tha ai, situata do të vijë duke u stabilizuar.

“Sa i përket insulinës ka pas një shpërndarje. Deri nga mesi i muajit prill do të stabilizohet në përgjithësi situata…”, ka thënë Hoti./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme