Shtëpia e Bardhë thotë se “solidarizohet” me “aleatin e saj më të ngushtë” në Britani të Madhe dhe mbështet vendimin e saj për të dëbuar 23 diplomatë rusë.
Kryeministrja Theresa May tha se diplomatët do të dëboheshin pasi Moska refuzoi të shpjegonte se si një agjent nervor rus u përdor në një ish-spiun në Britani të Madhe.
Moska vazhdon të mohojë çdo përfshirje në sulmin.
Në një deklaratë, sekretarja për shtyp e Trump, Sarah Sanders tha se Shtetet e Bashkuara dëshironin të siguronin se “ky lloj sulmi i neveritshëm nuk do të ndodhë më”, transmeton Klan Kosova.
Ajo e përshkroi dëbimin e diplomatëve rusë nga Britania si “një përgjigje të drejtë”.
Ish -spiuni, Sergei Skripal, 66 vjeçar, dhe vajza e tij, Yulia Skripal, 33 vjeçare, mbeten të sëmurë rëndë në spital pasi u gjetën të rrëzuar në një stol në Salisbury, Ëiltshire, më 4 mars.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut