Në mëngjesin e 15 marsit 2005, derisa eskorta e Presidentit Ibrahim Rugova po bënte rrugën e zakonshme nga rezidenca në Velani drejt ndërtesës së Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit, Rugova i kishte shpëtuar një atentati.
Pak minuta më pas, Rugova duhej të takohej në zyrën e tij me ish-Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana i cili kishte ardhur në Prishtinë për të biseduar me liderët politikë për situatën pas largimit të Haradinajt dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për qeverinë që do ta pasonte atë.
Korrespondenti i BBC-së në Prishtinë kishte thënë se rreth orës 8 e 20 minuta, sipas kohës lokale, kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në rrugën Ramiz Sadiku, prapa Teatrit Kombëtar.
Kryesit e këtij atentati nuk janë gjetur asnjëherë.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?