“Kërkoj nga SHBA dhe BE të më tregojnë një akt ndërkombëtar i cili lejon formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ky nuk ekziston dhe nuk mund të shpiket nga askush në botë”.
Kështu ka deklaruar sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me ndihmës sekretarin e Shtetit, Wess Mitchell. Vuçiq ka theksuar se Rezoluta 1244 nuk parasheh forca shqiptare të sigurisë por kthimin e forcave serbe.
“Mund të ketë KFOR dhe asgjë tjetër”, është shprehur ai, transmeton lajmi.net.
Tani, pas spekulimit rreth të ashtuquajturës pako amerikane dhe historisë më të hershme rreth karriges në OKB për Kosovën, a është Ushtria e Kosovës tema kryesore, pyet ‘Sputniku’ serb.
Analisti politik, Aleksandar Paviq i ka thënë kësaj gazete se tema e ushtrisë së Kosovës është përmendur një kohë të gjatë, mirëpo tani është rritur presioni për ta kyçur të gjithë pjesën e ish-Jugosllavisë në NATO.
“Kjo do të thotë se presioni mbi Maqedoninë dhe Greqinë është përshpejtuar për të arritur kompromis mbi emrin në mënyrë që Maqedonia të aplikojë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është rritur retorika rreth hyrjes së Bosnje dhe Hercegovinës në NATO. Arsyeja është se për amerikanët është e rëndësishme rritja e ndikimit të tyre në Ballkan qoftë politike apo ushtarake. Ata duan ta rrumbullakojnë këtë zonë në mënyrë që të përqëndrohen në shtyrjen e Rusisë përgjatë kufijve të saj. E gjitha kjo është pjesë e historisë gjeopolitike”, ka thënë Paviq.
Sipas tij, amerikanët e dinë se shqiptarët e Kosovës do të jenë plotësisht besnik ndaj aelatëve të tyre.
Paviq ka shtuar se ushtria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të krijonte një ushtri të madhe shqiptare. Ai ka sugjeruar që Serbia të ruaj qëndrimin e saj dhe të mos lejoj formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Nëse kjo erdhi nga Mitchell apo nga qarqe tjera ne këtë nuk e dimë. Por fakti është se amerikanët duhan që Kosova të marrë një karrige në Kombet e Bashkuara. Ata kurrë nuk e ndryshuan këtë politikë. Nëse njihen si shtet i pavarur kjo do të thotë se është e dëshirueshme të trajtohen të tillë edhe në nivel ndërkombëtar. Pavarësisht se plani katër pikësh nuk ekziston ata duan një karrige në OKB për ta futur Kosovën në makinën e tyre të votimit”, është shprehur Paviq.
Analisti ka shtuar se Serbia duhet të insistojë në Rezolutën 1244 dhe të këmbëngul që një pjesë e ushtrisë dhe policisë serbe të kthehen në Kosovë./Lajmi.net/
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...