Google ADS

Majlinda Kelmendi e fiton çmimin ‘Sportistja e Vitit’

21:43 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Komiteti Olimpik i Kosovës për herë të dytë me radhë e ka bërë shpalljen e laureatëve të vitit.

Ashtu siç është pritur epiteti i sportistes më të mirë i ka takuar xhudistes Majlinda Kelmendi, ndërsa në konkurrencën e meshkujve këtë çmim e ka fituar karateisti Herolind Nishevci.

Xhudistja tjetër, Nora Gjakova është nderuar me çmim special, derisa trajneri i tyre Driton Kuka edhe më tutje nuk ka konkurrencë për epitetin e trajnerit të vitit.

KOK-u i ka ndarë edhe tri çmime për shpresat olimpike, nga të cilat dy po ashtu i kanë takuar xhudos, pasi i fituan Shpat Zeka e Laura Fazliu, ndërsa boksierja Donjeta Sadiku ka qenë fituesja tjetër e këtij çmimi.

Nga sportet ekipore, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll te meshkujt dhe ajo e hendbollit në konkurrencën e femrave janë shpallur si më të mirat e vitit 2017.

Shpresat olimpike:

Shpat Zeka (xhudo)

Donjeta Sadiku (boks)

Laura Fazliu (xhudo)

Kombëtarja e vitit:

Kosova (basketboll – meshkujt)

Kosova (hendboll – femrat)

Çmimi special:

Nora Gjakova (xhudo)

Trajneri i vitit:

Driton Kuka (xhudo)

Sportisti i vitit:

Herolind Nishevci

e vitit:

Majlinda Kelmendi

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme