Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, ka thënë se nuk mund të mos mendohet mundësia për formimin e një partie të re, meqë sot vendosën që të formojnë grup të ri parlamentar.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se kjo gjë nuk del jashtë logjikës së gjërave, pasi dymbëdhjetë deputetët pjesë e grupit kanë mendësi dhe vizion të ngjajshëm për republikën.
“Është rrjedhë normale e gjërave që të kemi një grup të pavarur deputetësh që kanë një mendësi të ngjashme për temat të cilat prekin republikën. Është parë për një kohë të gjatë që në vend se të flitet për zgjidhje, neve na përsëriten temat. Kemi nevojë që këtë grup të njerëzve që kanë mendësi progresive ta kemi të organizuar në një grup parlamentar”.
“Është parë Saga e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e temave që lidhen me të. Mendoj që kjo është mënyra më e mirë për të ofruar zgjidhje. Ne kemi ardhur në një situatë kur duhet të organizohemi si grup, për këtë qasje progresive ndaj temave. Kemi nevojë që në Kuvendin e Kosovës këtë zë ta drejtojmë drejt temave me rëndësi”.
“Ne grupin e kemi formalizuar me 12 deputetë. I ftojmë të gjithë ata që kanë këtë mendësi – socialdemokrate të na bashkohen. Ne nuk kemi kohë as mundësi që të ndalemi e të flasim për gjëra të kota, por duhet të organizohemi të punojmë për gjëra që e prekin jetën e qytetarit”.
“Kësaj republike i mungon zhvillimi, e ai nuk mund të arrihet duke u marrë me njëri-tjetrin, por duke shtyrë përpara agjenda që rregullojnë jetën e qytetarit. Ne e kemi bërë të qartë pozicionin tonë për demarkacionin. Po të kishte ndryshim qëndrimi, ai do të sillej qyshkur në kuvend”.
“Përderisa sot e kemi marrë vendimin për formimin e grupit parlamentar dhe meqë ne synojmë të shtyjmë përpara politika progresive, atëherë edhe ideja e formimit të një partie të re nuk mund të mos mendohet”.
Sejdiu ka komentuar edhe deklaratën e Shpend Ahmetit, që ditë më parë tha se nuk përkrah asnjërin krah që në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa ka thënë se beson që do të mund të punojnë bashkë në të mirë të qytetarit.
“Shpendin (Ahmeti) e kam mik. Është një prej kryetarëve më të mirë që ka pasur Prishtina. Ai do ta ketë mbështetjen time në projektet dhe punët që do t’i bëjë në të ardhmen”.
“Së fundmi nuk kam pasur kontakte me kolegët nga Lëvizja Vetëvendosje, por besoj se me ta mund të bashkëpunojmë në të ardhmen për çështje të ndryshme në të mirë të qytetarit”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...