Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh shefi i diplomacisë kosovare ka falënderuar ish homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel, shkruan arbresh.info
Ai e ka bërë këtë me rastin e formimit të qeverisë së re të Gjermanisë, pjesë e së cilës nuk është më Gabriel.
Sipas Pacollit, Gjermania mbetet njëra nga aleatet më të rëndësishme të Kosovës në Evropë.
Lexoni të plotë shkrimin e tij:
Falënderoj nga zemra ish-Ministrin e Jashtëm gjerman, mikun tim, Sigmar Gabriel, për kontributin e çmuar dhe punën e tij të rëndësishme si Ministër i Jashtëm i Gjermanisë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Kosovën.
I shpreh urimet më të sinqerta dhe konsideratat më të larta Ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, për përzgjedhjen e tij në këtë funksion dhe pres me padurim që të punojmë së bashku në avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona në të gjitha nivelet, bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit euo-atlantik dhe anëtarësimin e vendit tonë në Organizatat Ndërkombëtare.
Gjermania ka qenë dhe mbetet njëri nga aleatët më të rëndësishëm strategjik i Kosovës në Evropë./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...