Miratohet Ligji për Gjuhën Shqipe në Maqedoni

17:07 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Pas tensioneve në Kuvendin e Maqedonisë në mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, është votuar Ligji për Gjuhët në Maqedoni.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi me anë të një postimi në Facebook, shkruan arbresh.info.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, u votua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,  sapo Kaloi. Urime”, ka shkruar Xhaferi.

Ligji për gjuhët në Maqedoni kaloi për herën e tretë me 64 vota pro dhe me mungesën e OBRM-PDUKM./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme