Google ADS

Barazojnë Prishtina dhe Liria, fitojnë Drita, Llapi dhe Feronikeli

16:24 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Prishtina barazoi 0:0 me Trepçën ’89 në kryendeshjen e xhiros së 23-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, përcjellë arbresh.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, nuk pati gola derisa Prishtina e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pasi që Gouthier Makenda u ndëshkua me kartonë të kuq.

Llapi pas katër humbjeve arriti fitore duke e mundur 2:0 Vllazninë e Pozheranid ndërkohë që Liria barazoi 0:0 në Prizren me Vëllaznimin.

Në Drenas u zhvillua super-ndeshje pasi që Feronikeli arriti fitore dramatike në minutat shtesë 2:1 ndaj Besës së Pejës.

Prishtina vazhdon ti prijë tabelës me 42 pikë derisa Drita ndodhet e dyta me 41 sosh. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme