Google ADS

Elbasani, qendra e festimeve të Ditës së Verës

15:04 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Kulmi i festës së Verës për banorët e Elbasanit është mesnata dhe orët e para të mëngjesit të 14 marsit.

Rrugët mbushen plot, ndërsa në sheshet qendrore janë mbajtur edhe koncerte.

Në mëngjes rrugët e qytetit janë mbushur edhe me vizitorë, të cilët ditën e Verës kanë vendosur ta festojnë në Elbasan.

Aktivitetet nisën me garën e çiklizmit. Më pas të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë bërë paradën e përvitshme të karnavaleve.

Që prej ditës së djeshme, në Elbasan është hapur edhe Panairi i Zejeve, i cili prezanton veshjet tradicionale nga artizanët, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe Panairi i Librit.

Gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë koncerte dhe aktivitete si për fëmijët, ashtu dhe të rriturit.

Festa e Verës, një festë tradicionale në qytetin e Elbasanit, ka për simbol bollokumen, ëmbëlsirën e njohur, e cila tashmë është shpërndarë në të gjithë vendin.

Dita e Verës, prej vitit 2004 është futur në listën e festave zyrtare në Shqipëri./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme