Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur për të vënë në shitje Iscon.
‘Diario Gol’ raporton që Perez është në dijeni që Isco është kthyer në një “helm” brenda dhomës së zhveshjes në Real Madrid dhe ka vendosur për të shituar atë këtë verë duke i vendosur një çmim prej 150 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Manchester City është favorit për të nënshkruar me Iscon, derisa Chelsea ka kërkuar blerjen e tij që nga Vitit i Ri.
Ndërkohë, kapiteni Sergio Ramos do të ishte i lumtur për të parë Iscon duke u larguar për shkak se dyshja kanë pasur një përplasje që thuajse përfundoi me grushte pas disfatës së famshme ndaj Espanyolit.
“Ai dëshironte të vriste atë”, kishte thënë analisti Eduardo Inda në emisionin sportiv ‘El Chiringuito de Jugones’ pas asaj ndeshje.
Dyshja janë përplasur për shkak të qëndrimit të Iscos në këtë ndeshje si mënyrës së largimit të tij nga fusha derisa Real Madridi ishte në ndjekje të rezultatit pozitiv./arbresh.info/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?