Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit që pati në Beograd me Ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell tha se Serbia është gati për një kompromis, por jo për poshtërim.
“E luta Mitchell të dëgjonte pikëpamjet tona për dialogun me Prishtinën, ai pati durimin për t`i dëgjuar të gjitha, ndoshta disa qëndrime edhe t`i kuptojë, ne jemi të gatshëm ta pranojmë kompromisin, por jo poshtërimin dhe rënien e shtetit serb”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
“Ia kam përcjellë Mitchell angazhimin lidhur me nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ne kemi nevojë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara si dhe të gjithë akterëve të rëndësishëm në skenën politike botërore”, shtoi keu i shtetit serb.
Mitchell mbërriti në Beograd mbrëmë, pas një vizite në Shkup dhe në Prishtinë.
Në Beograd mbrëmë, zyrtari i lartë amerikan u takua me ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq dhe këtë mëngjes me kryeministren, Ana Brnabiq, transmeton Klan Kosova.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...