Google ADS

Konjufca për ministrin Ismajli: Ka hyrë në mal pa sakicë!

11:26 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë për ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli se ‘ka hyrë në mal pa sakicë’ duke aluduar në marrjen e postit të ministrit të Shëndetësisë.

Sipas Konjufcës, Ismajli nuk e ka përgatitjen e duhur për tu marrë me shëndetësi, raporton Arbresh.info.

“Sa i përket ministrit të Shëndetësisë, për këtë vlen ajo shprehja popullore, ka hyrë në mal pa sakicë, nuk e ka përgatitjen e duhur për tu marrë me shëndetësi, i ka qëllu Kadri Veseli shok dhe e ka bërë ministër. Nuk zgjidhet çështja e shëndetësisë kështu. Ka hala në QKUK aparate të cilat as nuk e di si funksionojnë, lajmet nëpër media për skandalet në QKUK janë të përditshme dhe ministri nuk po ka zgjidhje për to”, ka qenë deklarata e Konjufcës.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli i është drejtuar Konjufcës duke i thënë se menjëherë i shpërfaq inatet politike.

“Nuk e kqyr një shërbim që nuk ka ekzistuar kurrë 24 orë, të kishte ndodh ty në familjen tënde s’kishe pasur ku ta qosh në QKUK pas orës 7:00 dhe nuk i kishe paguar 10 mijë euro”, është shprehur Ismajli./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme