Google ADS

Beqiri : LDK nuk ka pasur asnjë ofertë për këmbim të ushtrisë

11:26 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes  Demokratike  të Kosovës, Ismet Beqiri gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës ka përmendur edhe akuzën që ju bë nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj për Formimin e Ushtrisë së Kosovës ku akuzonte LDK-në për mos formimin e ushtrisë raporton arbresh.info.

“Nuk ka pasur asnjë ofertë për vendet e rezervuara në këmbim të FSK-së”, ka thënë Beqiri.

“ Ne jemi një subjekt serioz nëse keni diçka na kanë dhënë. Takimi me ambasadoren Jacobson ka qenë Hashim Thaçi, Haradinaj, Jakup Krasniqi, Pacolli dhe Isa Mustafa dhe unë si kryetar i grupit. Nësë ekziston një dokument i tillë ne bartim përgjegjësisë”, ka thënë Beqiri.

Beqiri gjatë kësaj seancës ka marrë përgjegjësi publike ku asnjëherë nuk ka pasur asnjë ofertë për vendet e rezervuara. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme