Sherri mes të rinjve në Mirditë përfundon me të shtëna armësh, 29-vjeçari merr automatikun

10:43 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë mes dy personave në Rrëshen.

Në pranga u vu shtetasi Gjovalin Ndoji 29 vjeç, banues në Simon të Kaçinarit.

“29-vjeçari për motive banale është konfliktuar me shtetasin A.Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar-Mirditë duke e goditur më qytën e automotikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar. Shtetasi A.Ç., ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jeten”, – sqaron policia.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme