Aubameyang i frustruar në Arsenal

10:28 | 14 Mars 2018
Arbresh Info

Pierre Emerick Aubameyang ka zbuluar atë se çfarë e ka frustruar atë në Arsenal qysh pasi iu bashkua klubit në janar.

Sulmuesi është i frustruar me rregullat që nuk e lejojnë të luajnë në Evropa Ligë për Arsenalin, transmeton portali arbresh.info. Gjiganti anglez do të takohet të enjten me AC Milanin, ku filloi karriera e Aubameyangit, por sulmuesi nuk është i gatshëm të luaj.

Aubameyang ishte pjesë e ndeshjeve të Borussia Dortmundit në Ligë të Kampionëve gjatë pjesës së parë të sezonit, gjë që do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të luaj për Arsenalin në kompeticionet evropiane deri sezonin e ardhshëm.

Derisa sulmuesi Alexandre Lacazette është i lënduar, Danny Welbeck është sulmuesi i vetëm i Arsenalit në dispozicion për këtë ndeshje të cilën “Topçinjtë” e udhëheqin me avantazh 2 me 0.

Duke folur për ‘The Mirror’, Aubameyang tha:

“Jam me të vërtetë i frustruar për shkak se rregullat janë pak… Nuk e di se si të them në gjuhen angleze, por jam i zhgënjyer sepse nuk mund të ndihmojë skuadrën time”

“Kjo është jeta. Duhet të përballem me këtë”

Reprezentuesi gabonez së fundmi ka zbuluar se Arsene Wenger ishte arsyeja para vendimit për t’iu bashkuar Arsenalit.

Ai ka shënuar tri gola brenda pjesë ndeshjeve të zhvilluara deri tani në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme