Diplomati amerikan shtyn Maqedoninë dhe Greqinë që ta zgjidhin problemin e emrit

09:00 | 14 Mars 2018
Arbresh.info

Diplomati amerikan shtyn Maqedoninë dhe Greqinë që ta zgjidhin problemin e emrit

Diplomati amerikan ka kërkuar që të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë pasi është bërë problem kryesor që e ndalon anëtarësimin e saj në NATO, transmeton arbresh.info.

Asistenti i sekretarit të sigurisë për çështje të jashtme, Wess Mitchel, ka kërkuar që të përmbyllet ky kapitull I emrit.

Të dy vendet kanë pasur bisedime frytdhënëse  kohëve të fundit por ende nuk kanë arritur në përfundim.

Nga ana tjetër Shkupi ka bërë të ditur që kjo çështje do të mbyllet në fund të verës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme