Një operacion i madh policor në Itali dhe Shqipëri është zhvilluar mëngjesin e ditës së sotme.
Operacioni i koduar ‘Shefi’, është drejtuar nga Antimafia italiane, ndërsa në të dyja vendet janë arrestuar 43 persona.
Arrestimi i tyre është bërë për trafik marijuane, kokaine e hashashi, të cilat trafikoheshin me mjete lundruese nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias.
Mësohet se operacioni në fjalë ka nisur në vitin 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit, për të përfunduar ditën e sotme.
Ende nuk dihen identitetet e të arrestuarve, ndërsa pritet që policia të japë detaje më shumë lidhur me këtë operacion./GazetaExpress/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...