Google ADS

‘Selfie’ me gjarpër i kushtoi mbi 150 mijë euro (Video)

11:57 | 26 Korrik 2015
Arbresh Info

Ne tashmë e dimë që mania ndaj fotove ‘selfie’ ka dalur jashtë kontrollit. Jo vetëm që pushtuan botën me shkopinj për ‘selfie’, por tani ne kemi edhe kamera me 13 megapiksel, blic frontal dhe shumë opsione të tjera që janë në dispozicion për të shkrepur një ‘selfie’ perfekt. Dhe për ironi, njëri nga faktorët kryesor është edhe dikush që duhet të pozojë me ju në foto për të nxjerrë diçka të mirë.

Kafshët duken të jenë një zgjedhje mjaftë e përdorur, por duhet të keni kujdes që jo të gjitha kafshët janë shoqëruese. Njëri nga ata që duhet të jetë në listë për të mos bërë ‘selfie’ padyshim që është gjarpëri me zile, të cilin më së miri e ka vërtetuar Todd Fassler nga San Diego.

Fassler kishte gjetur një gjarpër me zile një vit më parë dhe ka vendosur të mbajë atë si një kafshë shtëpiake, shkruan arbresh.info. Një ditë, ashtu si çdo ditë e zakonshme me të, Fassler vendosi të bëjë një ‘selfie’ me këtë “kafshë shtëpiake”. Ai përfundoi i rrezikuar nga jeta pasi gjarpri e infektoi atë me helm në venat e tij. Më pas, doktorët e spitalit të San Diegos u deshën të përdorin të gjithë kundër-helmin në dy spitalet për të shpëtuar jetën e Frasslerit.

Fassler së fundmi ka lëshuar gjarprin me të cilin nuk do të jetë në gjendje të bëjë më ‘selfie’ pasi që i ka ndihmuar të kujtojë atë vërtetë si një “kafshë shtëpiake”. Përveç kësaj, qëndrimi i tij për pesë ditë në spital pas kafshimit nga gjarpri i kushtoi Fasslerit 153.161.25 dollarë./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=tBAsTw1VTBk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme