Mënyra se si i lidhni duart zbulon se si funksionon truri juaj

21:19 | 13 Mars 2018
Trina Galanxhi

Mënyra se si i lidhim duart mund të zbulojë shumë detaje rreth karakterit tonë dhe mbi mënyrën e të menduarit.

Nëse dëshironi të kontrolloni që kjo është e vërtetë, atëherë lidhni duart dhe shihni se cili krah keni vendosur mbi tjetrin, transmeton portali arbresh.info

E keni zhvendosur dorën e djathtë mbi të majtën? Apo të kundërten?

Ne jemi të sigurtë që do të habiteni.

Nëse vendosni dorën e majtë mbi të djathtë

Kjo sugjeron se ana e djathtë është e zhvilluar më mirë. Ana e djathtë e trurit është e kidhur me aftësi njohëse si imagjinata, emocionet, instikti dhe kjo do të thotë se ju jeni person kreativ dhe shumë shpirtëror. Përpos kësaj, shumë njerëz e vendosin dorën e majtë mbi dorën e djathtë preferojnë punët që lidhen me art, muzikë, atletikë ose me punë që lidhen me imagjinatë dhe krijim.

Nëse e vendosni dorën e djathtë mbi të majtën

Kjo sugjeron se e keni anën e mjatë të trurit më të zhvilluar. Mëqe kjo anë kontrollohet nga logjika, kjo do të thotë se ju jeni shumë racional. Ju jeni të vlefshëm dhe sistematikë. Jeni të suksesshëm dhe një dashnor i madh. Kur bëhet fjalë për profesione, juve ju shkojnë shkencat natyrore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme