Google ADS

Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për sulmuesin e Floridës

19:57 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Prokurorët amerikanë janë duke kërkuar dënimin me vdekje për adoleshentin të akuzuar për vrasjen e 17 personave në shkollën e mesme të Floridës.

Nikolas Cruz, 19 vjeç, ka pranuar të ketë kryer sulmin dhe rëndohet me 17 akuza të vrasjes së paramenduar, transmeton portali arbresh.info

Sulmi që ndodhi në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland të Floridës është një vrasjet në masë më të këqija në Amerikë që nga viti 2012.

Ky rast ka ndezur sërish debate të gjata rreth kufizimit më të ashpër të armëve të zjarrit.

Cruz i ka thënë policisë se ai mbërriti në kampus dhe filloi të shtinte mbi nxënësit përpara se të braktiste armë dhe të ikte, sipas dokumenteve të gjykatës.

FBI ka pranuar se ka marrë një informatë anonime rreth tij vitin e kaluar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme