Kuvendi sqaron fotografinë e Xhavit Halitit me Aida Dërgutin

16:30 | 13 Mars 2018
M. A.

Zyra e nënkryetares Aida Dërguti ka reaguar pasi u publikua një fotografi ku nënkryetarja nga radhët e Vetëvendosjes shihej se ishte takuar me Xhavit Halitin e PDK-së. Në sqarim thuhet se takimi kishte ndodhur pasi të dy nënkryetarët do të aplikonin për vizë britanike

Sqarimi i plotë:

Gazeta online “Isajderi”, ka publikuar sot një shkrim lidhur me, siç thuhet, “një takim të Xhavit Halitit me Aida Dërgutin gjatë ditës së djeshme në një lokal në Prishtinë”, duke i dhënë këtij takimi konotacione politike.

Kuvendi i Republikës së Kosovës dëshiron të njoftojë se gjatë ditës së djeshme, nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, në orën 8:50 janë paraqitur për të aplikuar për vizë në TLScontact center (Qendra për Aplikim të vizave për Britani të Madhe), e cila gjenden në Hotel “Sirius”, ku edhe është bërë fotografia, gjatë kohës kur të dy nënkryetarët kanë qenë duke pritur për të aplikuar për vizë.

Nënkryetarët Haliti dhe Dërguti janë anëtarë të përhershëm të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në kuadër të komisioneve të APKIE-së, është edhe takimi i Komisionit për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur, cili do të mbahet në Londër më 26 mars 2018. Në këtë takim, do të marrin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme