Shkodran Mustafi do të luftoj për të qenë i gatshëm për ndeshjen kthyese të Arsenalit në UEFA Evropa Ligë kundër AC Milanit.
25-vjeçari u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 73′ të ndeshjes së fituar 3 me 0 të dielën kundër Watfordit për shkak të një lëndimi në ijë dhe gjendja e tij është ende duke u vlerësuar nga stafi mjekësor i klubi, transmeton portali arbresh.info. Arsene Wenger shpreson që Mustafi të jetë i gatshëm kundër Milanit të enjten, por mësohet se në këtë fazë është i vlerësuar si në dyshime.
Wenger do të jetë në gjendje të thërras Laurent Koscielnyn pasi ishte qëndroi jashtë fushës kundër Watfordit si një masë paraprake për shkak të problemet të tij afatgjatë me thembër.
Aaron Ramsey është gjithashtu i gatshëm për shkak se pushoi javën e kaluar.
Arsenali ka fituar 2 me 0 ndeshjen e zhvilluar në San Siro ku Henrikh Mkhitaryan dhe Ramsey ishin golashënuesit./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?