Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot i ka dorëzuar setin me 15 pajisje bazike mjekësore Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Përmes këtyre pajisjeve, qytetarët e Lipjanit tash e tutje do të mund të bëjnë matjen e sheqerit në mënyrë të avancuar, kontrollin e zemrës me EKG 12-kanalëshe dhe operime të ndryshme të vogla në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet ministri Ismaili përmes një postimi në Facebook.
“Sot, bashkë me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dorëzuam setin e fundit me 15 pajisje bazike mjekësore. Të njëjtat shërbime mund t’i bëjnë edhe qytetarët e 12 komunave tjera të Kosovës, të cilat kanë përfituar ndihmën e njëjtë me pajisje të ndryshme, që kapin shumën e 400 mijë eurove”, ka thënë Ismaili.
Në fund, ai ka shtuar se kujdesi primar shëndetësor është dera e parë në të cilën qytetarët tanë trokasin për ndihmë, andaj investimet e Ministrisë së Shëndetësisë do të shtohen edhe më tej për t’i avancuar shërbimet nëpër komuna.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...