Galaxy S6 Edge+ dhe Note 5 do të posedojnë 4GB RAM

10:17 | 26 Korrik 2015
Arbresh Info

I shumë spekuluari Samsung Galaxy S6 edge+ do të prezantohet së bashku me fabletën Galaxy Note 5 në mes të muajit gusht, por duket që nuk do to të jetë vetëm data e zbulimit dhe statusi i fabletës gjërat e vetme që këto pajisje do kenë të përbashkëta.

Sipas raporteve të reja, S6 edge+ do lansohet me 4GB RAM, gjë të cilin e kemi dëgjuar edhe për fabletën Note 5 pas testimeve të bëra, shkruan arbresh.info. Megjithatë, edhe pse ende nuk është konfirmuar, duket që Samsung është duke u bërë gati të lansojë dy pajisjet e para që do mburren me një sasi të njëjtë të kujtesës.

Përveç kësaj, Galaxy S6 edge+ vjen me procesor Exynos 7420, të ngjashëm me Galaxy S6 dhe S6 edge, ndonëse në modelin e ri shpejtësia e procesorit është më e madhe, gjë e cila sigurisht që do rezultojë në përmirësime të performancës.

Gjëja më e mirë e zbuluar së fundmi është edhe kapaciteti i baterisë. Galaxy S6 edge+ është thënë se do të ketë 3.000 mAh, kapacitet që është  më i miri në hapësirën e fabletave të rangut të fundit. Ky zëvendësim i baterive që është bërë nga Samsung tek S6 dhe S6 edge i ofron kompanisë bateri më të vogla në madhësi në krahasim me pajisjen Galaxy S5 të vitit të kaluar.

Si në këtë rast, S6 edge+ sigurisht që do rezultojë në një telefon shumë të hollë, por që do të ketë efekt edhe në jetëgjatësinë e baterisë. Sidoqoftë, këto vazhdojnë të jenë vetëm thashethemeve rreth pajisjeve të ardhshme nga Samsung për të cilat arbresh.info do iu njoftojë rreth çdo konfirmimi apo spekulimi tjetër./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme