Juventusi raportohet se është duke vëzhguar mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, me qëllimin për të nënshkruar flas me të gjatë verës.
Reprezentuesi i Anglisë do të jetë i lirë në fund të sezonit dhe aktualisht nuk ekziston ndonjë indikacion që mesfushori është afër rinovimit të marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” është duke kërkuar nënshkrimin me Emre Canin e Liverpoolit, por raportet nga mediat në Itali pretendojnë që ata janë duke vëshguar edhe situatën e kontratës së Wilsheres në Arsenal.
Drejtori i përgjithshëm te Juventusi, Beppe Marotta është i njohur në shfrytëzimin e mundësive në merkato pasi në të kaluarën ka nënshkruar falas edhe me yjet si Andrea Pirlo dhe Fernando Llorente.
Në garën për shërbimet e Jack Wilshere është edhe rivali i Juves në Serie A – AC Milani./arbresh.info/
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës