Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Pas takimit me të, Haradinaj tha se Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetësisë së Kosovës
Ky ëhstë shkrimi i plotë i kryeministrit në facebook:
“Sllovenia mbetet mbështetëse e madhe në të gjitha proceset e rëndësishme të shtetësisë së Kosovës. Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec, u dakorduam për intensifikim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, veçmas në sferën ekonomike. Kosova llogaritë, që në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe të anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare, ta ketë në krah shtetin slloven”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të ...
Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Mila...
6 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitj...
Java e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit në Shqi...
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës k...
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit