Presidenti i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, ka thënë të hënën se presioni i Shteteve të Bashkuara mbi Serbinë po intensifikohet dhe po hyn në një fazë shumë serioze.
Kjo mund të shihet, sipas tij, nga ardhja e zyrtarit të lartë amerikan, Wess Mitchell, i cili, sipas Sheshelit, vjen për të “sjellë një ultimatum” me anë të së cilit kërkohet që Serbia të pranojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe presion udhëheqësve të shtetit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Hyrja e Kosovës në OKB do të ishte një njohje e pavarësisë, edhe nëse Serbia kurrë nuk bëri ndonjë akt zyrtar për këtë çështje. Kush e pyet Serbinë nëse ajo njeh pavarësinë e shtetit kur ajo është anëtare e OKB-së”, ka thënë Sheshel për gazetarët në parlamentin serb, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se nëse Shtetet e Bashkuara, me një “thikë nën fyt”, arrijnë që presidenti serb dhe qeveria ta njohin Kosovën, kjo do të thoshte “fillimi i fundit të Serbisë”.
Sipas Sheshelit, Mitchell erdhi në Ballkan për të zvogëluar ndikimin rus në Ballkan dhe për të ushtruar presion ndaj Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe qeverisë serbe për të pranuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Sheshel u ka bërë thirrje qeverisë dhe Presidentit të Serbisë që të marrin masa urgjente që Serbia të bashkohet me CSTO, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia dhe të kërkojë nga Rusia për të vendosur forcat ushtarake në pjesën perëndimore të Serbisë.
“Shpëtimi i vetëm është një aleancë e drejtpërdrejtë me Rusinë. Vetëm Rusia mund t’i largojë amerikanët nga planet e tyre të çmendura në Ballkan”, citojnë mediat Sheshelin. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...