LG Display ka njoftuar që do të investojë thuajse 1 miliardë dollarë në zhvillimin e ekraneve të lakueshëm OLED. Divizioni i gjigantit korean do të hap gjeneratën e gjashtë të linjës prodhuese të ekraneve OLED të lakueshëm në mënyrë për të pasur një rritje të vazhdueshme dhe më të shpejtë në treg.
Linja e re e prodhimit është vendosur të fillojë prodhimin në masë në gjysmën e parë të vitit 2017, shkruan arbresh.info, derisa ky prodhim do të jetë katër herë më efektiv se linja e prodhimit aktual.
Investimi masiv i LG-së do i ndihmojë kompanisë të zhvillojë ekrane të lakueshëm më të avancuar si dhe ekrane të mëdhenj për automjete. Gjiganti teknologjik do të jetë në gjendje të furnizojë jo vetëm ekranet që ka nevojë kompania, por edhe një numër të madh konsumatorëve, përfshirë kompaninë Apple./arbresh.info
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...