Tahiri pret Lekajn, thotë se 2018-a do të jetë vit i projekteve të mëdha në Vushtrri

13:03 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur në takim sot ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me një pjesë të kabinetit të tij.

“Me Ministrin biseduam për projektet e përbashkëta infrastrukturore. E falënderova Ministrin Lekaj për mbështetjen e projekteve të Infrastrukturës në Vushtrri dhe për faktin që është ministri i parë që më viziton në Komunë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Këtë vit do të kemi vazhdimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë; Zgjerimin e rrugës Nedakoc-Smrekonicë, pastaj; Do të filloj rregullimi i rrugës regjionale të Qyqavicës (projekt 3 vjeçar), ndërsa sivjet do të përfundohet ura në fshatin Pestovë”.

“Me Ministrin biseduam edhe për rrugën Vushtrri-Nedakoc-Pestovë e cila do ë financohet me rishikim të buxhetit!”.

2018 vit i projekteve të mëdha të infrastrukturës në Vushtrri!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme