Ambasadori amerikan, Donald Lu ka hyrë në selinë e Partisë Demokratike, për të zhvilluar një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Kjo vizitë e ambasadorit amerikan në selinë blu mbërrin në kohën që partia më e madhe opozitare është në qendër të akuzave në lidhje me burimin e parave për lobim në Uashington.
Mësohet se Donald Lu ka “shmangur” mediat dhe takimi ka nisur që në orën 11:00 të paradites së sotme.
Vizitat e Lu në PD dhe takimet e tij me Bashën kanë qenë të shpeshta gjatë reformës në drejtësi, sidomos kur në Kuvend diskutohej vettingu./Top Channel
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese