Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit më shefat e grupeve parlamentare ka treguar që seanca e sotme do të vazhdojë ditën e nesërme.
“Në rrethanat në të cilat jemi vazhdimi i seancës do të jetë ditën e nesërme”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Seanca është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit pasi Vetëvendosje dhe LDK e lëshuan sallën.
Këtë veprim dy partitë opozitare e bënë pasi nuk u miratuan rekomandimet e interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale./Arbresh.info
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...