Google ADS

Haradinaj porosit VV-në e LDK-në: Për të bërë oporitarizëm ekziston një lloj standardi

10:59 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas lëshimit të seancës nga opozita ka thënë se i vjen keq që ata nuk janë këtu për të dëgjuar atë se çfarë po thotë ai.

Haradinaj ka deklaruar se nëse opozita ka tema që mund t’i ndihmojnë qytetarët e vendit mund të llogarisin në të gjithë mirëpo nëse ka qëllim vetëm të bllokoj atëherë, siç ka thënë, për të bërë opozitarizëm ekziston një lloj standardi, shkruan Arbresh.info.

“Derisa një lëndë është në Gjykatën Kushtetuese legjislativi nuk merr vendim për këtë temë”, ka thënë ai

Kadri Veseli ka ftuar në takim shefat e grupeve parlamentare për tu konsultuar lidhur me këtë çështje dhe të merret vendim se a do të vazhdohet me seancë apo do të shtyhet për një ditë tjetër, për shkak të mungesës së kuorumit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme