Ka nisur seanca e Kuvendit, e cila është vazhdim i seancave të mëparshme.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nëse deputetët nuk i votojnë rekomandimet e interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale, ata do ta lëshojnë seancën.
Kryetari Veseli hodhi në votim rekomandimet mirëpo votuan vetëm 46 deputetë ku 45 votuan për ndërsa 1 ka abstenuar.
Shkaku i kësaj LDK dhe VV kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi për shkak të mungesës së kuorumit ka shkuar në pauzë./Arbresh.info
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...