Google ADS

E ardhmja e Neymar, edhe PSG e shqetësuar

11:05 | 13 Mars 2018
Arbresh Info

Ai mund t’i ketë bashkuar Paris Saint Germianit për një tarifë rekorde gjatë verës së kaluar, por sulmuesi brazilian Neymar mund të largohet nga kryeqyteti francez këtë verë.

Ish ylli i Barcelonës thuhet të jetë i zhgënjyer me jetën në Paris dhe raportohet se është duke kërkuar rikthimin në Spanjë, transmeton portali arbresh.info. Real Madridi besohet se është duke monitoruar situatën nga afër, megjithëse disa nga lojtarët e Barcelonës kanë zbuluar se janë të hapur me rikthimin e tij në Camp Nou.

Presioni i madh dhe i vazhdueshëm i mediave ka detyruar pronarin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, dhe drejtorin sportiv, Antoero Henrique, për të mbledhur plaçkat dhe për tu nisur për Brazil në mënyrë që të kenë një bisedë fytyrë me fytyrë me yllin e tyre më të madh.

Mediat në Spanjë pretendojnë që zyrtarët në PSG dëshirojnë të zyrtarizojnë gjendjen e Neymarit pas operacionit dhe t’i shuajnë shqetësimet rreth të ardhmes së tij afatgjate në Parc des Princes.

Neymar ka realizuar 19 gola brenda 20 paraqitjeve në Liga 1 këtë sezon, por eliminimi nga Liga e Kampionëve thuhet të ketë pasur një ndikim madhështor në të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme