Chelsea do të takohet me Barcelonën të mërkurën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Antonio Conte iu rikthye fitoreve duke mposhtur Crystal Palace, me rezultat 2 me 1 në kuadër të Premierligës, e cila ishte fitorja e parë nga katër takimet e fundit në ligë.
Golat i shënuan Willian dhe Martin Kelly, i cili shënoi në portën e tij, ndërsa për Palace, mbrojtësi P.v. Aaholt.
Kampionët me këtë fitore kanë mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve, për sezonin e ardhshëm.
Chelsea do të udhëtojë për në Nou Camp, për t’u takuar me gjigantët e Baarcelonës, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të raundit 1/16.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë, 1 me 1, e zhvilluar në Stamford Bridge.
Por, kush do të startojë për Chelsea?
Conte nuk ka ndonjë lojtarë të lënduar, megjithatë Tiemoue Bakayoko, David Luzi dhe Ross Barkley janë të dyshimtë për këtë lojë. /arbresh.info/
Arbresh.info ju sjellë 11-shen e Chelsea e cila mund të startojë kundër Barcelonës
Në portë – Thibaout Courtois
Në mbrojtje – Cesar Azpilicueta, Andrea Christensen, Antonio Rudiger
Në mesfushë – Victor Moses, N’Golo Kante, Cesc Fabregas, Marcos Alonso
Në sulm – Willian, Pedro Rodriguez, Eden Hazard.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...
119 raste të reja të infektuara me HIV/AIDS këtë vit në Shqi...
Kurti sot viziton shoqatën e Handikos-it
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tua...
Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Speciale