Wess Mitchell po qëndron edhe sot në Kosovë, takohet me Udhëheqësit e Rinj

07:40 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, do të takohet me Udhëheqësit e Rinj.

Mitchell dje është takuar me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Gjatë konferencës për media me Thaçin, Mitchell ka thënë se askush nuk do të vë veto, derisa ka folur për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Po ashtu ai ka ripërsëritur qëndrimin amerikan për rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme