Superylli i Totenhamit dhe i kombëtares angleze, Harry Kane ka pësuar një lëndim serbizon, në ndeshjen e fundit që skuadra e tij e ka fituar ndaj Bournemouth.
Dëmtimi ishte serioz, pasi Kane u zëvendësua kur po zhvillohej minuta e 34-të.
Sulmuesi më në formë i momentit në Evropë është fotografuar me paterica dhe dëmtimi i tij nuk ka ende një datë rikthimi.
Analizat e para flasin për një dëmtim të paktën një muaj.
Tashmë, të gjithë tifozët janë në ankth, se çfarë do të ndodh me sulmuesin anglez, i cili është shpresa e kombëtares angleze për kampionatint botëror në Rusi.
Kjo pasi mjekët e klubit londinez nuk kanë dhënë lajme të mira sa i përket rikthimit të tij.
Ende nuk ka asgjë konkrete, se sa gjatë do të jetë jashtë fushave të gjelberta Kane dhe gjatë ditëve në vazhdim, do të dalë dhe një përgjigje përfundimtare pas ekzaminimit.
Sipas disa medieve angleze ka gjasa që ylli 24-vjeçar të mungojë edhe në Botërorin e Rusisë, por stafi mjekësor i Tottenhamit e ka mohuar një gjë të tillë. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...