Profesori i Fakultetit Juridik, Haki Demolli, ka paditur Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, me pretendimet “për mos përmbushje të kontratës”, duke kërkuar kompensim të pagave në vlerë prej 4,285.62 euro, për periudhën kohore 2014-2015, sa ishte i angazhuar edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në seancën e mbajtur të hënën, përfaqësues i Demollit, avokati Sevdali Zejnullahu, kërkoi bashkim të procedurës edhe për dy paditësit e tjerë, profesorë të Fakultetit Juridik, Hajredin Kuçi dhe Arsim Bajrami, të cilët sipas tij, kanë paditur UP-në, po ashtu me pretendimet për mos përmbushje të kontratës.
Sipas Zejnullahut, edhe shuma e cekur në padi për kompensim tani ka ndryshuar duke llogaritur kohën edhe prej vitit 2015 deri tash, kur po mbahet ky shqyrtim.
Ndërsa, përfaqësuesi i Universitetit të Prishtinës, Safet Thaqi, deklaroi se nuk e kundërshton propozimin e avokatit Zejnullahu për bashkim të lëndëve dhe precizimin e padisë.
Kurse, Zejnullahu shtoi se nuk përjashtohet mundësia që të arrihet pajtim gjyqësor mes palëve ndërgjyqëse dhe të hiqet dorë nga kamata dhe shpenzimet e tjera.
Pas këtij propozimi, gjykatësja Mihane ismajli mori aktvendim me anë të së cilit detyrojë paditësin që me anë të një parashtrese të paraqes dy numrat e lëndëve të tjera, të cilat ai kërkon t’i bashkohen kësaj lënde.
Me anë të një parashtrese, Zejnullahu ka afat që brenda tre ditësh të bëj këtë precizim, ndërsa seanca e radhës do të caktohet pasi të pranohet kjo parashtresë.
Haki Demolli, në cilësinë e profesorit të Fakultetit Juridik kishte ushtruar padi ndaj Universitetit të Prishtinës, më 13 qershor 2015, me pretendimet për mos përmbushje të kontratës.
Sipas padisë, pasi që Haki Demolli, ishte zgjedhur si deputet i Kuvendit të Kosovës, kishte vazhduar punën si profesor në Fakultetin Juridik në lëndën “Kriminalistika”, mirëpo me gjysmë page, siç edhe e parasheh ligji dhe për këtë kishte lidhur kontratë me UP-në, e cila sipas padisë, ishte përmbushur në mënyrë të dyanshme, deri në dhjetor 2014.
Pas kësaj date, Rektorati i UP-së, sipas padisë, njëanshëm i kishte ofruar kontratë të re Demollit, të cilën i njëjti nuk e kishte pranuar e as nënshkruar. Pasi që nga vitit 2014, UP-ja nuk i kishte përmbushur kontratën për kompensim të pagave në shumë prej 714 euro në muaj, paditësi me anë të padisë kishte kërkuar kompensimin e tyre, shumë e cila për vitet 2014-2015, siç thuhet në padi, kishte arritur vlerën 4,285.62 euro./Betimi për drejtësi./
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...