Ushtria turke zvogëlon operacionet e saj në Incirlik të Turqisë? Pentagoni sqaron detajet

22:29 | 12 Mars 2018
Trina Galanxhi

Mes tensioneve në rritje mes Ankarasë dhe Uashingonit, mediat amerikane raportuan, duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, se ushtria amerikane ka shkurtuar operacionet e saj në bazën ajrore të Incirlik të Turqisë.

Në lidhje me këtë raport ka reaguar Pentagoni, i cili ka hedhur poshtë raportin, transmeton portali arbresh.info

Johnny Michael, zëdhënës i Komandës Europiane të SHBA-ve, tha se pretendimet e mediave amerikane janë “spekulim”.

Sipas mediave amerikane, një “skuadër avionesh amerikanë A-10 janë zhvendosur nga Incirilik për në Afganistan, duke lënë vetëm avionët e karburantit aktualisht në bazën turke”.

Pentagoni ka sqaruar se ky ndryshim është bërë për shkak të operacionit të përshkallëzuar në Afganistan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme