Sa kafe duhet të pini? Përgjigjjen e japin shkencëtarët

22:05 | 12 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një nga pyetjet më shpeshta që bëjnë njerëzit është se sa kafe në ditë duhet pirë dhe cilat janë dobitë e saj.

Zelanda e Re njëkohë ishte komb që drejtohej nga çaji, por së fundmi shumica e njerëzve atje duan të pijnë kafe, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit kanë theksuar se kafa zvogëlon përgjumjen dhe rrit vigjilencën.

Në një përmbledhje të botuar në vitin 2015 studiuesit zbuluan se ndërmjet 3 dhe 7 mg kafeinë për kilogram të peshës trupore rritën performancën e qëndrueshmërisë me rreth 24 përqind.

Në një filxhan kafe ndodhet sasi e konsiderueshme kafeine, nga 80mg në 150mg, në varësi të varietetit. Esspreso ka më shumë kafeinë sesa kafja e çastit.

Kohë më parë, kafeina ka qenë produkt i ndaluar për aleatët në të kaluarën, sepse përpos disa të mirave, ajo ka edhe efekte negative.

Për njerëzit që nuk merren me sport, një sasi e moderuar e kafeinës mund të ketë efekt pozitiv në vigjilencën tonë, përqendrimin dhe kujtesën e punës, atom und të ndikojnë negativisht nëse tejkalohet një limit.

Për të përfituar të mirat shëndetësore që sjell kafja, duhet së paku të konsumoni 2 deri në 3 kafe, ndërsa koha më e mirë për të pirë kafën e parë është pas orës 10./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme