Katër alpinistë amatorë mbetën të bllokuar për disa orë në vendin e quajtur “Gështenjat e djegura” në Gjirokastër, në një gropë midis kodrash nga ku nuk mund të dilnin.
Policia e Shtetit ka publikuar e evakuimit të tyre në rrugë tokësore, pasi helikopteri nuk mund t’u vinte në ndihmë.
“Për shkak të terrenit, helikopteri nuk mundi të vepronte dhe ndërhynë Delta Forcë e Zjarrfikëset”, thuhet në njoftim.
Policia sqaron se ata ishin nisur ditën e djeshme, me makina deri në fshatin Selo dhe më pas filluan ekspeditën me këmbë gjate natës.
Shërbimet e Delta Forcë dhe Zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e 4 personave. Ata aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. /oranews/
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...