Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se projekti i teleferikut do ta ndalohet pasi që, në bazë të projektit, “aty është dizajnuar që në Kala të ndërtohet një restorant diku 400 metra katrorë”.
Sipas tij, me gjasë e tërë puna e teleferikut po bëhet për shkak të këtij restoranti prej rreth 400 metrash katrorë.
“Unë nuk do ta nënshkruaj projektin e teleferikut për Kala në vlerë 3.5 milionë euro. Leje për teleferik është dhënë nga Urbanizmi pa dhënë leje Qendra për Trashëgimi Kulturore, pa marrë leje nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore. OSHP-ja po kërkon nga unë të nënshkruaj kontratën, unë ju thash nuk nënshkruaj kontratë e cila ka problem me lejen”, deklaroi i pari i Prizrenit në “Puls” të KTV-së.
Duke folur për zonën e mbrojtur, Haskuka tha se “nga 300 shtëpi sa ishin, rreth 200 janë rrëzuar dhe kanë mbetur 100 në Zonë Mbrojtëse dhe jemi duke punuar ngushtë me prokurorin që të mbrohen shtëpitë e mbetura”./Koha.net/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...