Nëntë shtetas nga Nepali që kanë mbërritur në vendin tonë për t’u imbarkuar si marinarë në një anije tregtare janë zhdukur pa gjurmë në Durrës.
Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të huajt janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.
Burime të policisë bënë të ditur se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit.
Mëngjesin e së shtunës, më 10 mars, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e hotelit dhe agjencisë, që ka bërë dhe denoncimin. “Të zhdukurit” janë larguar nga hoteli pa marrë bagazhet, gjë që ka shtuar dyshimet mbi fatin e tyre./Top Channel
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...